
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
|
|
Kryqi i Kuq - Së paku 128.000 të vdekur në ciklonin në Mianmar
Jangon, 16 maj (MIA) - Numri i të vdekurve në ciklonin Nargis në Mianmar arriti në 43.318, njoftoi radioja shtetërore, deri sa Kryqi i Kuq vlerëson se shifra mund të jetë 128.000.
Sipas të dhënave zyrtare, si të humbur konsiderohen 27.838 persona, ndërsa numri i të lënduarve është 1.403. Nargis goditi pesë rajone dhe shtete: Ajejavadi, Jangon, Bago, Mon dhe Kain, më 2 dhe 3 maj.
Pothuajse dy javë pas ciklonit, të mbijetuarit nuk kanë ujë për pije dhe oriz, njoftoi BBC-ja.
Edhe pse autoritetet ushtarake në Mianmar kanë dhënë përpjekje impresive në rregullimin e Jangonit, ende nuk ka kurrfarë tregues se ndihma mbërrin në qarkun e deltës, njoftoi korrespodentja e BBC-së.
Kryeministri Tein Sein, deklaroi se faza e dhënies së ndihmës është përfunduar dhe fillon faza e ripërtëritjes.
Nënsekretari i KB-së e obliguar për ndihmë në situata të jashtëzakonshme është "shumë frukstruike". Ai u bëri thirrje autoriteteve në Mianmar, jo vetëm që të lejojnë hyrje për punonjësit e huaj humanitarë në shtet, por edhe që të pranojnë ofertë ndërkombëtare në formë të helikopterëve dhe barkave me të cilat do të mund të transportohej ndihma e duhur në lagjet që vështirë mund të hyhet.
BBC-ja thekson se shumë punonjës humanitarë presin viza, ndërsa atyre që u është lejuar viza, ajo i dedikohet verpimtarive vetëm në jangon.
Kryqi i Kuq dot kërkoi 50,8 milionë dollarë për ndihmë të rreth 500.000 të rrezikuarve në zonën e deltës për sigurimin e ujit dhe strehimore në tre vitet e ardhshme.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|