
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë nxjerrë katër persona nga rrënojat, nga të cilët një fëmijë
Pekin, 16 maj (MIA) - Ekipet e shpëtimit në Kinë sot kanë nxjerrë katër persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, nga rrënojat, disa ditë pas tërmetit katastrofik me intensitet prej 7,8 ballë sipas Shkallës Rihter, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Sinhua.
Fëmija është gjetur nën gërmadhat e një shkolle në qytetin Beiçuan.
Ekipet e shpëtimit kumtuan se nën rrënoja dëgjohen thirrje për ndihmë të fëmijëve të tjerë të mbijetuar.
Kryeministri Van Xhijabao deklaroi se gjithkund ku ka pak shpresë, nuk do të kursehet përpjekja për shpëtim të atyre që janë nën rrënoja.
Presidenti kinez Hu Xhintao, i cili sot e vizitoi rajonin e goditur nga tërmeti, theksoi se aksioni i shpëtimit ka hyrë në fazë kyçe.
Druhet se shifta e të vdekurve në tërmet, që të hënën e goditi provincën Seçuan është 50.000 njerëz. Deri tani është kofirmuar numri prej 20.000 të vdekurve dhe mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|