Organizata për mbrojtjen e fëmijëve pohon: Fëmijë më të vegjël se gjashtë vjet janë abuzuar nga punonjës humanitarë dhe paqëruajtës

Londër, 27 maj (MIA) - Fëmijë të moshës më të vogël se gjashtë vjet janë abuzuar nga pjesëtarë të forcave paqëruajtëse dhe punonjës humanitarë, njoftoi Organizata britanike për mbrojtjen e fëmijëve.

Fëmijë në rajone post-konfliktuoze janë abuzuar prej shumë presonave të cilët janë dërguar në ato zona t'u ndihmojnë, njoftoi organizata "Shpëtoni fëmijët".

Pas analizës së gjendjeve në Bregun e Fildishtë, Sudanin Jugor dhe Haiti, Organizata mendon se nevojitet që të formohet organizatë ndërkombëtare që të ballafaqohet me këtë problem.

KB-ja e përshëndeti raportin dhe theksoi se do ta shqyrtojë më hollësisht.

"Shpëtoni fëmijët", përmend aspekte shokante nga abuzimi i fëmijëve dhe shton se pjesa më e madhe e incidenteve janë të papublikuara dhe personat janë të padënuar, për arsye se fëmijët frikësohen të flasin për këtë.

Përmendet edhe një shembull i një vajze 13 vjeçare e abuzuar nga dhjetë paqëruajtës të KB-së në afërsi të shtëpisë së saj në Bregun e Fildishtë, e cila është pas aktit të neveritshëm të ketë gjakderdhje. Tani për tani nuk është ngritur hetim për rastin.

Në raport shtohet se punonjësit humanitarë abuzojnë vajza dhe djem.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail