E Enjte, 03.07.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Euro 2008
Shqip / Botë

Nafta arriti çmimin prej 146,34 dollarë për barel

Londër, 3 korrik (MIA) - Nafta nga Deti i Veriut sot arriti çmim të ri rekord duke e tejkaluar vlerën prej 146 dollarësh për barel si rezultat i tejkalimit të vlerave të dollarit amerikan në raport të valutave konkurretne dhe tensioneve të Lindjes së Afërt.

Në tregtimet e paradites në Bursën e Londrës, "brenti" evropian për dërgesë në gusht, shitet për 146,34 dollarë për barel.Ritje të çmimit shënoi edhe nafta e lehtë amerikane, e cila në tregtimet elektronike para hapjes së Bursës në Nju-Jork, kushton 145,43 dollarë për barel."Brenti" evropian nga Deti i Mesdheut në fillimin e tregtimit të sotëm në Londër u shtrenjtua për 1,01 dollarë me çka arriti një çmim të ri rekor nga 145,25 dollarë për barel. Rekordi paraprak i kësaj nafte u arrit mbrëmë, kur gjatë mbylljes së Bursës londineze kushtonte 144,26 dollarë për barel.

Ritje të çmimit shënoi edhe nafta e lehtë amerikane, e cila në tregtimet elektronike para hapjes së Bursës në Nju-Jork, kushton 145,43 dollarë për barel. Nafta e lehtë amerikane për dërgesat në gusht në tregtimet e sotme të bursave aziatike arriti çmimin rekord prej 144,57 dollarësh për barel, me çka u ul në 144,23 dollarë për barel. Dje para mbylljes së Bursës së Nju-Jorkut kjo naftë kushtonte 143,57 dollarë për barel.

Analistët vlerësojnë se Izralei ose SHBA-ja ndërmarrin sulm ushtarak ndaj Iranit, kjo do të shkaktojë "rritje radikae" të çmimit të natës, e cila do të arrijë vlera të reja rekorde.

Irani i cili është vendi i katër më i madh prodhues i naftës në botë është nën presion të madh të vendeve perëndimore që ta ndërpresë programin e tij bërthamor. Perëndimi konfirmon se qëllimi i programit bërthamor iranian është prodhimi i bombës atomike, ndërsa Teherani e mbron qëndrimin se ai ka vetëm karakter paqësor.

Autoritetet në Iran deri tani disa herë janë kanosur se në rast të sulmeve mbi Iranin do ta bllokojnë Ngushticën e Ormutit përmes të cilës kalojnë autobotet me naftë nga burimet e naftës në Gjirin Persik, me çka do të shkaktonte krizë globale energjitike.

Njëkohësisht dollari amerikan dje arriti vlerën më të vogël në raport me euron në këto dy muajt e fundit, për shkak të dilerëve të bursave në tentim që të çlirohen nga tepricat e valutës amerikane orientohen drejt blerjes së lëndëve të papërpunuara, para së gjithash naftën. Të tilla spekulime kontribuojnë për një tension plotësues mbi rritjen e çmimit të naftës.

Çmimet globale të naftës sot janë dy herë më të mëdha se sa në periudhën e fillimit të verës së vitit të kaluar, si dhe për rreth 45 për qind më të larta nga fillimi i vitit 2008, kur energensi për herë të parë e tejkaloi kufirin prej 100 dollarësh për barel.Në tregtimet e paradites në Bursën e Londrës, "brenti" evropian për dërgesë në gusht, shitet për 146,34 dollarë për barel.


Ndërroi jetë presidenti i Zambisë
Prodhuesit dhe konsumatorët e naftës nuk arritën marrëveshje për çmimin e energensit
Në Filipine u arrestuan pesë persona të dyshuar se përgatitin komplot kundër presidentit
Nafta arriti çmimin prej 146,34 dollarë për barel
Çmimi i ri i naftës mbi 145 dollarë për barel
Departamenti i shtetit nën hetim lidhur me punën kompanisë amerikane të naftës në Irak
Në Indonezi arrestohen nëntë persona të dyshuar se kanë përgatitur sulm terrorist
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи