
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Xhon Bajerli - ambasador i ri amerikan në Rusi
Moskë, 3 korrik (MIA) - Ambasadori i sapoemëruar i SHBA-së në Rusi Xhon Bajerli, sot zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Kislakgi, ia dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.
Në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, thuhet se Kislak dhe Bajerli kanë shqyrtuar çështje nga bashkëpunimi bilateral, si dhe një sërë çështje ndërkombëtare.
Në Ambasadën amerikane kumtuan se Bajerli sot do të udhëtojë për në Moskë dhe menjëherë do ta marrë detyrën e tij, që presidenti amerikan Xhorxh Bush ia ka ndarë më 13 maj të këtij viti, ndërsa Senati ia konfirmoi më 27 qershor.
Gjatë paraqitjes në Senatin amerikan, siç transmetuan mediat ruse, Bajerli, deklaroi se SHBA-ja më tepër do t'i besojë Rusisë nëse ajo bëhet demokratike, që shkaktoi reagim negativ në Moskë.
Ambasadori i ri amerikan në Rusi është diplomat profesionist, i cili paraprakisht, në vitin 2003 dhe 2005, ka punuar në Moskë, si zëvendësshef i misionit diplomatik. Paraprakisht, ai ka qenë këshilltar në Ambasadën në Pragë, ndërsa deri te funksioni i ri e ka kryer detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Bullgari.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|