
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Irani në ujërat territorialë konfiskoi katër anije saudite
Teheran, 3 korrik (MIA) - Roja bregdetare iraniane konfiskoi katër anije saudite për peshkim në ujërat e saj territoriale në bregun Persik, në afërsi të elektroncetralit të parë bërthamor, transmetuan agjencitë Frans pres dhe ITAR TASS.
Kryeshefi i policisë në provincën jugperëndimore Busher, Reza Mohamedi Egane deklaroi se anijet janë konfiskuar gjatë peshkimit të tyre ilegal.
"Të gjithë 17-të anëtarët e ekuipazhit të anijeve janë qytetarë indianë", precizon ai.
Egane potencoi se anijet janë konfiskuar në rreth 55 kilometra nga centrali bërthamor në Busher, i cili është pothuaj i përfunduar dhe pritet të lëshohet në eksploatim deri nga fundi i vitit.
Autoritetet iraniane ashpër reagojnë në çdo shkelje të kufijve të vendit, bëjnë të ditur agjencitë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|