E Premte, 04.07.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Euro 2008
Shqip / Botë

Linja e parë ajrore e drejtpërdrejt midis Kinës dhe Tajvanit pas pothuajse 60 viteve

Tajpei, 4 korrik (MIA) - Në kryeqytetin tajvanez Tajpei sot mbërriti aeroplani i kompanisë ajrore "Sautern lajn erlajns", me çfarë është vendosur fluturimi i parë i drejpërdrejt midis Kinës dhe Tajvanit pas vitit 1949.

Me aeroplanin Erbas A330 nga qyteti  kinez Guangzhu (Kanton i më mëparshëm) në aeroportin ndërkombëtar të Tajpeit mbërritën 258 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Ky fluturim i parë midis Kinës dhe Tajvanit pas pothuajse 60 viteve është relizuar në bazë të marrëveshjes së arritur mes Pekinit dhe Tajpeit në datën 13 të muajit të kaluar, me të cilën u mundësohet turistëve kinezë, rreth 3.000 në ditë, të mund ta vizitojnë ishullin me fluturime të fundjavës.

Në pajtueshmëri me marrëveshjen, nga 18 korriku çdo të premte gjashtë kompani ajrore kineze dhe pesë tajvaneze do të realizojnë fluturime çarter në relacion Kinë-Tajvan.

Pas fluturimit të parë Guangzhu-Tajpej, me të cilin në Tajvan arriti edhe ministri kinez i Turizmit Shao Çivej, në ishullin fluturuan edhe katër aeroplanë nga Pekini, Shangai, Nanxhingu dhe Sjanmeni, kurse në qytetin kinez Tajçung arriti aeroplani tajvanez me 191 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.


Në sistemin e Deratamentit të shtetit për mbrojtjen e të dhënave personale janë vërejtur lëshime të mëdha
Linja e parë ajrore e drejtpërdrejt midis Kinës dhe Tajvanit pas pothuajse 60 viteve
SHBA-ja do ta vazhdojë qëndrimin e 2.200 marinsave në Afganistan
"Burri shtatzënë" në SHBA lindi vajzë
Ehud Olmert: Së shpejti do të jenë të domosdoshme bisedime të drejpërdrejta midis Izraelit dhe Sirisë
Bushi do të marrë pjesë në hapjen e Olimpiadës në Pekin
Xhon Bajerli - ambasador i ri amerikan në Rusi
Burg i përjetshëm në vend të dënimit me vdekje për 7.000 të burgosur në Pakistan
Irani në ujërat territorialë konfiskoi katër anije saudite
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи