
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Ehud Olmert: Së shpejti do të jenë të domosdoshme bisedime të drejpërdrejta midis Izraelit dhe Sirisë
Jerusalem, 4 qershor (MIA) - Për një kohë më të afërt do të jetë i domosdoshëm fillimi i bisedimeve të drejpërdrejta midis Izraelit dhe Sirisë, deklaroi mbrëmë kryeministri izraelit Ehud Olmert, pas mbarimit të raundit të tretë të bisedimive indirekte midis Jerusalemit dhe Damaskut, të cilat po zhvillohen me ndërmjetësimin e Turqisë.
"Me sirianët bisedojmë shumë seriozisht dhe sipas mendimit tim këto negociata së shpejti do të duhet të jenë të drejpërdrejta...Në të ardhmen ato nuk do të mund të vazhdojnë në mënyrën në të cilën tani po udhëhiqen", theksoi Olmert.
Sipas tij, problemet të cilat ekzistojnë mes Izraelit dhe Sirisë "nuk janë aq të ndërlikuara, sa duken".
Marrëveshja eventuale paqësore me Sirinë do të ketë rëndësi strategjike për Izraelin, ashtu edhe për tërë rajonin, potencon Olmert.
Një përfaqësues i Qeverisë së Turqisë, e cili ndërmjetëson në negociatat izraelite-siriane, deklaroi se të dyja palët janë dakorduar për mbajtjen e raundit të katërt të negociatave indirekte deri në fund të muajit korrik.
"Gjatë atij takimi të dyja palët do të vendosin se a do të kalojnë në bisedime të drejpërdrejta gjatë muajit gusht", deklaroi përfaqësuesi qeveritar turk.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|