
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Bush për situatën në Tajlandë, Kinë, Korenë Veriore dhe në Mianmar
Bangkok, 7 gusht (MIA) - Presidenti amerikan Xhorxh Bush , i cili prej dje është për vizitë në Tajlandë, në fjalimin e vet u përqëndrua edhe në marrëdhëniet e SHBA-së me shtetet aziatike, si dhe për gjendjet në Kinë, Korenë Veriore dhe Mianmar.
Ai shprehu kënaqësi nga negociatat e ripërtrira tregtare midis SHBA-së dhe Tajlandës, duke paralajmëruar se Uashingtoni e mbështet idenë për formimin e zonës së lirë tregtare në rajonin aziatiko-pacifik.
Bushi shprehu kënaqësi nga marrëdhënie amerikano-kineze.
"SHBA dhe Kina kanë marrëdhënie të ndërlikuara. Ardhmëria e sukseshme dhe e qetë për rajonin aziatik kërkon pjesëmarrje aktive si të Pekinit, ashtu edhe të Uashingtonit" theksoi Bush.
Ai e lavdëroi politikën ekonomike kineze, por përsëriti se Pekini duhet të përpunojë për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare.
"SHBA-të besojnë se populli kinez e meriton lirinë fundamentale. SHBA-të janë kategorikisht kundër, në Kinë të arrestohen disidentët politik, aktivistët e organizatave për të drejtat e njeriut dhe aktivitetet religjioze. Kur SHBA-të flasin për lirinë e mediave ose për të drejtat e njerëzve për tubim edhe për lirinë e të shprehurit nuk janë në disponim armiqësor ndaj liderëve kinezë, sepse janë të bindur se Kina ka potencial të japë liri më të madhe popullit të vet. Por, Kina vet do të vendosë se si do të jetë ardhmëria e saj" tha Bushi.
Presidenti i SHBA-së duke u përqëndruar në Korenë Veriore i bëri thirrje Phenianit të shoqërohet në marrëveshjen e negociatave të gjashtëpalëshe dhe të lejojë kontrollimin e objekteve të saj bërthamore.
Bushi, edhe një herë i bën thirrrje bashkësisë ndërkombëtare "t'i japë fund tiranisë në Mianmar", ndërsa hunta ta çlirojë lideren opozitare Aung San Su Xhi.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|