E Premte, 29.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Botë

Barak Obama zyrtarisht e pranoi nominimin për kandidat presidencial

Denver, 29 gusht (MIA) - Senatori nga Ilionsi Barak Obama mbrëmë zyrtarisht e pranoi nominimin  për kandidat presidencial të Partisë Demokratike në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

"Me falemderim të thellë e pranoj nominimin", tha Obama në kuadër të fjalimit të tij 45-minutash para  75.000 ithtarëve të tubuar në stadiumin sportiv në Denver, Kolorado, në bazë të vendimit të djeshëm të pjesëmarësve në konvetën zgjedhore të demokratëve për nominimin e tij.

Ai theksoi se  është bartës i ndryshimeve, nga të cilat Amerika ka nevojë. Obama i bindi ithtarët e vet se zgjedhja e tij është garancë për plotësimin e premtimeve  në të cilën Ameriaka  ua ka borxh qytetarëve të vet.

Obama e përshkruajti situatën e krizës në të cilën ndodhet vendi dhe e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për tejkalimin e saj.

Obama e theksoi  jokompetencën e administratës së Bushit dhe udhëheqjen e tij të papërgjegjshme si shkak kryesor për situatën e tanishme të klasës së mesme dhe theksoi se Mekkejni nuk propozon alternativë të kursit të deritanishëm, por, sipas  tij, vazhdim i "politikës  humbëse" për  vendin.

Paraprakisht, në ditën e tretë të konventës, kundërshtari i deridjeshëm i Obamës, Hilari Klinton, u propozoi pjesëmarësve që menjëherë ta pranojnë nominimin me  aklamacion, madje edhe para  përfundimit të prononcimit ceremonial të demokratëve prej çdo shteti federal.

Në këtë mënyrë, Obama u bë afro-amerikani i parë në historinë e SHBA-së, në të  cilën një parti e madhe e propozioi për kandidat të vet për president. Ai në zgjedhjet presidenciale më 4 nëntor do të ballafaqohet me kundërshtarin e tij kandidatin republikan Xhon Mekkejn.


Numri i viktimave në uraganin Gustav në Karaibet është rritur në 59 persona
Barak Obama zyrtarisht e pranoi nominimin për kandidat presidencial
Bilanci i viktimave në uraganin Gustav u rrit në 23 persona
Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëri gruaja më me ndikim në botë, sipas revistës "Forbs"
Barak Obama nominohet nga Partia Demokratike e SHBA-së për funksionin presidencial
Njëmbëdhjetë vetë kanë humbur jetën në një sulm mbi një autobus të policisë në veri të Pakistanit
Forcat pakistaneze vrarë 50 ekstremistë
Numri i viktimave nga uragani Gustav në Karibe u rrit në 11 persona
Kina e brengosur për shkak pranimit të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nga ana e Rusisë
Dorëzohen rrëmbyesit e aeroplanit sudanez, pohon një përfaqësues i kompanisë ajrore
Infected Mushroom
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи