E Premte, 05.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Botë

Nafta u shtrenjtua në pritje të raportit për rezervat në SHBA

Londër, 4 shtator (MIA) - Nafta e papërpunuar sot në bursat botërore u shtrenjtua për më shumë se një dollar për shkak të faktit se prodhimtaria në një numër të caktuar të rafinerive në Gjirin Meksikan edhe mëtej është ndërprerë, si dhe në pritje se raporti më i ri i Qeverisë amerikane do të tregojë se javën e kaluar ranë rezervat me benzinë në SHBA.

Çmimi i naftës së lehtë amerikane për dërgesë termike në tetor sot në Bursën e mallrave në Nju-Jork u rritën për 1,10 dollarë në 110,45 dollarë për barel, ndërsa nafta evropiane "brent" në Bursën ndërkombëtare të petroleut në Londër, njëkohësisht u shtrenjtua për 1,05 dollarë në 109,11 dollarë për barel, transmetojnë agjencitë botërore.

Uragani Gustav nuk shkaktoi dëme më të mëdha në instalimet e naftës në pjesën amerikane të Gjirit Meksikan, por 11 rafineritë e këtij rajoni, të cilët mbulojnë 11 për qind të tregut të përgjithshëm me lëndë djegëse në SHBA, të mbyllur në pritje të uraganit, ende nuk janë lëshuar në përdorim për shkak të mungesës së furnizimit stabil me energji elektrike.

"Ende ka shqetësim rreth furnizimit. Shumica e kapaciteteve në Gjirin Meksikan janë mbyllur, ndërsa disa rafineri edhe mëtej nuk punojnë. Nuk e dimë se sa gjatë ato do të mbeten jashtë funksionit", deklaroi analisti i shtëpisë  konsultuese austriake "Fjuel fërst konsalting".

"Tregu edhe mëtej me vëmendje po e ndjek situatën rreth uraganeve të reja dhe rrezikut nga këto fatkeqësi kohore do të jetë prezent deri në fund të këtij muaji", paralajmëroi drejtoresha e repartit për hulumtime të bankës britanike "Standard çarted", Helen Henton.


Nafta u shtrenjtua në pritje të raportit për rezervat në SHBA
Rritet eksporti i armëve nga SHBA-ja
Çejni me gjykim drejt Rusisë për shkak të konfliktit me Gjeorgjinë
Irani ndërmerr rrezik shumë të madh me synimin se do të përfitojë armë bërthamore, paralajmëroi Sarkozi
Vlera e euros në nivel më të ulët në tetë muajt e fundit
Në Kenia ra borë
Anulohet raundi i pestë i negociatave midis Izraelit dhe Sirisë
FBI ofron shpërblim në të holla dyfish më shumë për informata për arrestimin e Xhejms Bullgerit
Infected Mushroom
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи