
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Asad pohoi se shteti i tij nuk do ta pranojë Izraelin derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore
Paris, 5 shtator (MIA) - Presidenti sirian Bashar Asad pohoi se shteti i tij nuk do ta pranojë Izraelin derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore.
Në intervistë për kanalin francez Frans-2, Asad deklaroi se është i pamundur pranimi i shtetit të Izraelit para se të arrihet marrëveshje për atë. Sipas tij. Nëse nënshkruhet një marrëveshje e tillë, atëherë pranimi do të jetë dypalësh.
Ai deklaroi në Damask se i ka dërguar Izraelit propozim për arritjen e paqës përmes ndërmjetësuesit të Turqisë. Asad dhe kryeministri Nikolla Sarkozi dje biseduan në Damask.
Në interevistë Asad nuk dha detaje për propozimin e Izraelit. Ai shtoi se demokracia nuk është qëllimi i Sirisë dhe sqaroi se qëllimi i shtetit të tij është stabiliteti i vendit dhe se demokracia është "mjet për përmirësimin e shteteve dhe rindërtimin e lirisë".
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|