E Premte, 05.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Botë

Mekkejn zyrtarisht e pranoi nominimin e Partisë Republikane për kandidat presidencial

Sent Pol, 5 shtator (MIA) - Republikani Xhon Mekkejn zyrtarisht e pranoi nominimin e Partisë Republikane që të jetë kandidat i saj për president në zgjedhjet në vjeshtë.

Në fjalimin para delegatëve të Kongresit partiak në Sent Pol, Minesotë, senatori Mekkejn e paralajmëroi elitën politike në Uashington se me të "vjen ndryshi".

"Unë jam shumë krenar që e prezantova nënpresidentin e ardhshëm të vendit. Por, do të jem edhe më i kënaqur kur unë do t'ia prezantojë Uashingtonit. Dhe më lejoni që ta paralajmërojë turmën e vjetër të Uashingtonit, e cila është mësuar të bëjë shpenzime të mëdha dhe asgjë tjetër dhe ta vendosë vetëveten në vend të parë, e atdheun në vend të dytë: ndryshimi vjen", thaksoi Mekkejn.

Mekkejn është pritur me duartrokitje të mëdha gjatë paraqitjes në skenën "Eksel energji centar", në të cilën paraprakisht bisedoi bashkëshortja e tij Sindi.

Senatori nga Arizona, theksoi se ai është zgjedhja e vetme për votuesit, të cilët dëshirojnë t'i jepet fund kundërshtimit në Uashington dhe në traditën e politikanëve, të cilët, siç tha, "punojnë për vete, e jo për ju".

"Urrejtja e përhershme ndërpartiake, e cila na pengon t'i zgjedhim problemet, nuk është arsye, por simptom. Kjo ndodhë kur njerëzit e tanë shkojnë në Uashington, që të punojnë për vete, e jo për ju", tha ai.

Kandidati republikan për president hollësisht e ekspozoi platformën e tij ekonomike, duke vendosur theks në planet në sferën e arsimit, sigurimit shëndetësor dhe politikës tatimore.

Në sferën e politikës së jashtme Mekkejn i prezantoi planet që të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, "që të mos kthehemi drejt Luftës së Ftohtë", por paralajmëroi se nuk do të lejojë agresion joligjor nga ana e tij. Ai publikoi se planifikon ta zvogëlojë ndihmën financiare nga ana e SHBA-së: "Do ta pengojmë dërgimin e shtatë miliardë dollarë vendeve, të cilat nuk na duan shumë", tha ai.

Në qoftë se fiton në zgjedhjet presidenciale në nëntor, Mekkejn do të bëhet presidenti më i moshuar në Shtëpinë e Bardhë, i cili paraprakisht nuk ka qenë president aktual. Vetëm presidenti Ronald Regan ishte më i moshuar prej tij për një vit, kur e filloi mandatin e tij të dytë në vitin 1985.


Nasrala: Incident fatkeq ishte shtënia ndaj helikopterit të armatës libaneze më 28 gusht
Nafta u shtrenjtua në pritje të raportit për rezervat në SHBA
Rritet eksporti i armëve nga SHBA-ja
Çejni me gjykim drejt Rusisë për shkak të konfliktit me Gjeorgjinë
Irani ndërmerr rrezik shumë të madh me synimin se do të përfitojë armë bërthamore, paralajmëroi Sarkozi
Vlera e euros në nivel më të ulët në tetë muajt e fundit
Në Kenia ra borë
Anulohet raundi i pestë i negociatave midis Izraelit dhe Sirisë
Infected Mushroom
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи