
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
|
|
Sondazh: Popullariteti i Obamës më i madh për tre për qind nga i Mekkejnit
Uashington, 7 tetor (MIA) - Kandidati demokrat për president të SHBA-së Barak Obama kryeson me tre për qind para kundërshtarit të tij, republikanit Xhon Mekkejn, tregojnë rezultatet nga hulumtimi social i Rojtersit, i cili është publikuar sot në mediat perëndimore.
Për Obamën kanë votuar 48 për qind nga të anketuarit, ndërsa Mekkejni ka marrë 45 për qind të anketuarve. Rreth katër për qind janë prononcuar se akoma nuk kanë vendosur se për cilin do të votojnë.
Tek zgjedhësit e përmbajtur Obama e ka përkrahjen e mes 42 dhe 49 përqindve, ndërsa mes grave prej 42 deri 51 për qind. Sipas hulumtimit këto dy grupe mund ta zgjedhin zgjedhjen për president nëse ekziston dallim i vogël mes kandidatëve.
Senatori nga Ilinoisi i cili ka 47 vjet dhe i cili do të ishte presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, e ka përkrahjen e nëntë nga dhjetë zgjedhësit me ngjyrë dhe përparësi te personat me prejardhje latinoamerikane, te votuesit e rinj dhe te personat me fitim vjetor nën 50 mijë dollarë. Senatori nga Arizona, i cili ka 72 vjet, shënon vlerë te burrat, të bardhët, te votuesit më të moshuar, katolikët dhe njerëzit me përfitim vjetor prej mbi 100 mijë dollarë, tregon sondazhi.
Të dy kandidatët presidencial pritet që sonte të dalin në duelin e dytë televiziv.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|