
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
|
|
Kina i mbylli shkollat për arsye sigurimi pas tërmetit në Tibet
Pekin, 7 tetor (MIA) - Autoritetet kineze i mbyllën sot shkollat në kryeqendrën tibetiane për shkak të arsyeve të sigurisë pas tërmetit të djeshëm me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit në perëndim të Lasas.
Sipas mediave kineze, gjatë tërmetit të djeshëm me epiqendër 80 kilometra në perëndim të Lasas jetën e kanë humbur dhjetë persona, dhe jo 30 siç është paralajmëruar fillimisht.
Janë lënduar 19 persona, ndërsa mbi 200 objekte banesore janë rrënuar. Shumica e viktimave janë fëmijë, gra dhe njerëz të moshuar.
"Të gjitha shkollat në Lasa janë mbyllur për arsye sigurie, njoftuan mediat kineze duke shtuar se në rajon janë regjistruar gjithsej 188 dridhje.
Tërmeti katastrofal më 12 maj në Seçuan e mori jetën e 80.000 njerëzve dhe shkatërroi qytete të tëra.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|