
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
|
|
"Hjuman rajs voç": SHBA-ja e humbi legjitimitetin në botë
Paris, 7 tetor (MIA) - Drejtori i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Hjuman rajs voç" Konet Rot deklaroi se strategjia amerikane gjatë kohës së presidentit Xhorxh Bush ka kontribuar që SHBA-ja ta humbë legjitimitetin në botë dhe e ka lehtësuar rekrutimin e terroristëve.
"Shkelja e të drejtave të njeriut ishte e lidhur në luftën kundër Al Kaedës. Bush e bëri atë që shpresonte Bin Ladeni", tha Rot në intervistë për botimin e sotëm të gazetës "Mond", duke theksuar se iniciativa e kësaj organizate amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është që amerikanët e përgjegjshëm për torturë të dalin para gjykatës.
"Të gjithë ato që e miratuan torturën patjetër duhet të dalin para gjyqit, pa përjashtime", tha Rot, duke shtuar se etapa e parë është formimi i komisionit i cili do të vërtetonte kush ka lejuar pranim të torturës, si metodë të cilën e kanë shfrytëzuar trupat ushtarake amerikane dhe shërbimet sekrete kundër terroristëve të dyshuar në mbarë botën"
"Për shkak se Bushi zhvillonte politikë të torturuesit të pandëshkuar, nuk ekziston as besimi më i pakët në sistemin juridik amerikan", vlerësoi ai, me rastin e iniciativës së SHBA-së që ta ratifikojë urdhrin për Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë.
Sipas Rotit, vendimi i parë i presidentit të ardhshëm të SHBA-së duhet të jetë ndalesa për përdorimin e torturës nga ana e shërbimit zbulues CIA dhe mbyllje e burgjeve në bazën ushtarake amerikane Guantenamo në Kubë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|