
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
|
|
Rogozin: Ban Ki-Mun rrezikon të revokohet
Moskë, 10 tetor (MIA) - Rusia e konsideron si joligjitime marrëveshjen për bashkëpunim, të cilën e nënshkruajtën sekretariati i KB-së dhe ai i NATo-s, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Ban Ki-Mun rrezikon të revokohet, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Dimitrij Rogozin.
"Ban Ki-Mun rrezikon t'i eksponohet impiçmentit. Sjelljet e tij janë të guximshme", tha Rogozin në intervistën për gazetën "Izvestija", duke shtuar se evropianët "kanë qenë të shokuar" nga marrëveshja "fshehurazi e nënshkruar që me 23 shtator" dhe i cili ka qenë i fshehur.
Sipas Rogozinit, Ban e ka pranuar "Aleancën jo vetëm si organizatë ushtarake, por edhe pothuajse zëvendësim për KB-në në të gjitha çështjet me sigurinë ndërkombëtare, tha Rogozin dhe shtoi se kjo sjellje e Ki-Munit kërkon hulumtim plotësues.
"Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit kërkon të qartësohet se pse ai në vete ka marrë autorizim për të cilën as që ka ëndërruar", tha diplomati rus.
Rogozin, tha se Aleancës një marrëveshje e tillë i është nevojitur "para se gjithash, që KB-ja ta ndajë përgjegjësinë për dështimin të ardhshëm të NATO-s në Afganistan.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|