E Premte, 10.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Botë

FMN-ja është e gatshme t'i kreditojë vendet e prekura nga kriza financiare botërore

Uashington, 10 tetor (MIA) - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur se është i gatshëm t'i kreditojë vendet të cilat janë të goditura nga kriza kreditore botërore.

FMN-ja tashmë ka dërguar mision në Islandë, ku Qeveria e ndërmori kotrollin mbi bankat më të mëdha në vend.

Drejtori ekzekutiv i FMN-së, Dominik Stros-Kan deklaroi se janë aktivizuar procedurat e shpejta që të mundet Fondi shpejt të reagojë ndaj krizës.

"FMN-ja është e gatshme të përgjigjet ndaj të gjitha nevojave të vendeve, të cilat kanë probleme", theksoi Stros-Kan.

Mekanizmi për financim të FMN-së është krijuar në vitin 1995, si mënyrë për miratim të përshpejtuar të kredive të vendeve që ballafaqohen me probleme financiare. Kjo për herë të parë është shfrytëzuar në vitin 1997 që t'u ndihmohet Tajlandit, Indonezisë dhe Koresë Jugore gjatë krizës aziatike.

Ministrat e financave të vendeve-anëtare të G-7 dhe drejtoritë e bankave qendrore sot do të mbajnë mbledhje në Uashington, në të cilën do të bisedohet për kapërcimin e problemeve financiare.


Ku Ban Hjui nga Singapori kryetar i Interpolit
Xhorxh Bush formon ekip për vendosjen e presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë
Shtatë minatorë humbën jetën në shpërthimin e një miniere qymyrri në Kinë
FMN-ja është e gatshme t'i kreditojë vendet e prekura nga kriza financiare botërore
Libia i tërheqë llogaritë bankare nga Zvicra në vlerë prej shtatë miliardë dollarëve dhe e bllokon bashkëpunimin me Cyrihun
Kina e pakënaqur për shkak të ndalesës së importit të qumështit dhe të produkteve qumështore të saj
"Uashington post": SHBA-ja që sot mund ta heqë Korenë Veriore nga lista e vendeve që e mbështesin terrorizmin
Shtëpia e Bardhë shprehu keqardhje për shkak të vendimit të Penian të mos i lejojë qasje inspektorëve të ANEB-së
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи