Sida sëmundje prijëse infektuese vdekjeprurëse në Kinë

Pekin, 18 shkurt (MIA) - Sida në Kinë vitin e kaluar për herë të parë u bë sëmundje udhëheqëse infektuese vdekjeprurëse, treguan të dhënat e Ministrisë kineze të Shëndetësisë.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2008 numri i viktimave arriti 6.897, ndërsa në kohën e njëjtë numri i të infektuarve me virusin HIV është rritur dyfish.

Nga paraqitja e virusit në Kinë deri më tani janë regjistruar gjithsej 264.302 persona të sëmurë, ndërsa jetën e kanë humbur 34.864 persona.

Sipas informatave të Kombeve të Bashkura në Kinë deri në fund të vitit 2007 janë regjistruar 700 mijë persona me HIV pozitiv.

Tuberkuloza sipas numrit të viktimave vitin e kaluar është në vendin e dytë mes sëmundjeve infektuese në Kinë, tërbimi është në vendin e tretë, ndërsa pas saj pasojnë hetapitisi dhe tetanusi.

Në kinë vitin e kaluar është shënuar edhe rritje e të sëmurëve nga sifilisi për një të pestën e gjithsej 257.474 rasteve, ndërsa numri i të infektuarve nga gonoreja u zvogëlua për një të dhjetën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail