Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në tërmetin në Indonezi

Xhakartë, 3 shtator (MIA) -  Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në tërmetin me intensitet prej 7,3 ballësh sipas shkallës së Rihterit, i cili dje e ka goditur ishullin indonezian, Java.

Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e tokës, e cila ka shkaktuar dridhje të fuqishme.

Rreth 20 persona humbën jetën në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, ku tërmeti ka shkaktuar dëme materiale në disa ndërtesa.

Dhjetra persona janë plagosur në tërmet.

Dëme serioze materiale janë shkaktuar edhe në më shumë se 1.000 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, dhe 5.000 persona janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre.

Në tërmetin me intensitet prej 7,7 ballësh, i cili në vitin 2006 e goditi Javën, humbën jetën 600 persona, kurse dhjetra mijë të tjerë mbetën pa strehim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail