Netanjahu: Duma paqe, por nuk jemi naivë

Tel Aviv, 11 shtator (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë paralajmëroi se izraelitët nuk do të jenë "naivë" në negociatat paqësore, përkundër dëshirës së tyre për të bërë lëshime në mënyrë që të arriht marrëveshje me fqinjët e tyre.

"Ne dëshmuam disa herë se jemi të gatshëm të bëjmë kompromise për paqe, por nuk do të bredhim - nuk jemi në disponim për të qenë naivë", tha Netanjahu para anëtarëve të partisë së tij konservatore Likud.

"Ekziston Qeveria në Izrael, e cila e përforcon sigurinë tonë, e cila e udhëheq ekonominë nga kriza në rikuperim dhe e cila përparon në procesin diplomatik me përgjegjësi dhe me sy të hapur, përderisa qëndron fuqishëm pas interesave të popullit tonë dhe vendit tonë", shtoi ai.

Pas fjalimit, të mbajtur para festave të ardhshme hebraike, Netanjahu, të ardhurve hebraikë në Bregun Perëndimor i karakterizoi si "qytetarë lojal dhe të mirë". Ai prëësriti edhe se "Jerusalemi i bashkuar është kryeqytet i popullit hebraik dhe se ashtu do të mbetet përgjithmonë".

Fjalimi i Netanjahut i paraprin vizitës së të dërguarit të posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçel, për vizitë dyditëshe në Izrael dhe territoret palestineze. Ai do të kërkojë ngrirje të ndërtimit të lagjeve hebraike. Megjithatë, premtimi i Netanjahut për jetë normale të ardhurve izraelitë ka të bëjë me insistimin që të vazhdohet ndërtimi i shtëpive, në mënyrë që të kënaqet rritja natyrore e popullatës në ato lagje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail