Barak Obama sot do ta shqyrtojë stretegjinë për Afganistanin

Uashington, 7 tetor (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Barak Obama sot me këshilltarët e tij të lartë do ta shqyrtojë strategjinë e ardhshme për Afganistanin, transmetuan agjencitë botërore.

Sot mbushen tetë vjet, nga fillimi i luftës, mes forcave të koalicionit, të udhëhequra nga SHBA-ja, që hynë në Afganistan disa javë pas sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe Uashington më 11 shtator të vitit 2001.

Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se Obama do të takohet me rreth 15 këshilltarë të tij të lartë, mes të cilëve janë edhe sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, ministri i Mbrojtjes, Robert Gejts, këshilltari për siguri kombëtare, Xhejms Xhouns dhe komandantët ushtarakë.

Komandanti i forcave të SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan, gjenerali Stenli Mekkristal, i cili javën e kaluar kërkoi përkrahjen e 40.000 ushtarëve,  do të marrë pjesë në takim përmes lidhjeve me video konference.

Tani në Afganistan janë vendosur rreth 68.000 ushtarë amerikanë.

Obama dje e shqyrtoi strategjinë për Afganistanin me liderët e Kongresit.

Ligjdhënësit e Partisë Republikane, insistojnë për dërgimin e përkrahjes së dukshme në Afganistan, ku po përhapet kryengritja talebane. Republikanët paralajmëruan se presidenti nuk duhet ta ngadalsojë  vendimin e tij.

"Është e qartë se  koha nuk është në anën tonë. Duhet të veprojmë me shpejtësi të matur", tha senatori, Xhon Mekkejn, i cili ishte rival i Obamës në zgjedhjet prsidenciale të vitit të kaluar.

Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Hari Rid tha se ligjdhënësit e dy partive do të përkrahin presidentin pavarësisht nga vendimi i tij, transmetuan mediat amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail