Në Afganistan është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, mbyllen shkollat për tre javë

Kabul, 2 nëntor (MIA) - Në Afganistan sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së shpejtë të gripit të ri dhe është urdhëruar mbyllja e shkollave dhe çerdheve për tre javë, si pjesë e masave parandaluese në luftën kundër virusit të ri A(H1N1).

Autoritetet kumtuan, në lloj të dërgesave, se janë kundër tubimit publik, siç është mbajta e dasmave në hapësirë të mbyllur, pasi që në vend javën e kaluar është regjistruar viktima e parë e gripit të ri.

"Ne shpallëm gjendje të jashtëzakonshme në bazë të të cilës është detyruar mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore private dhe shtetërore në vend si dhe çerdhet për tre javë", theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Afganistan, Farid Raid.

Në Afganistan janë regjistruar pothuajse 350 raste të reja nga gripi i ri mes të huajve dhe afganëve, përderisa edhe për disa qindra dyshohet se janë prekur me virusin A(H1N1), kumtoi Ministria e Shëndetësisë Publike.

Zëdhënësi deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka premtuar se Afganistanit do t'i sigurojë milionë vaksina kundër gripit të ri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail