Dallimi ndërmjet gripit të ri dhe atij sezonal

Beograd, 2 nëntor (MIA) - Epidemiologët theksojnë se ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet rasteve të paraqitura gjatë pandemisë dhe atyre të cilët janë paraqitur gjatë influencës sezonale, kumtoi Tanjug-u.

Kjo do të thotë se me pandeminë janë kapluar kryesisht të rinjtë, tek të cilët kryesisht përshkruhen raste të sëmundjes së rëndë apo fatale.

Deri më sot, numri më i madh i rasteve dhe rasteve vdekjeprurëse janë regjistruar tek të rriturit deri në moshën 50-vjeçare, në krahasim me rastet e rrlall të vdekshmërisë tek më të moshuarit.

Tek gripi sezonal, rreth 90 për qind të rasteve të rënda dhe fatale ndodh tek njerëzit e moshës prej 65-vjeçare e më të moshuar.

Klinikët nëpër mbarë botën paraqesin shumë forma të rënda të sëmundjeve tek të rinjtë dhe personat e shëndoshë, që rrallë shihet gjatë infektimit sezonal me influencë. Tek ata pacientë, virusi drejtpërdrejtë i infekton mushkëritë, duke shkaktuar çrregullime të rënda të sistemit respirator, thonë ekspertët.

Rreziku i shtuar gjatë shtatzanisë është dokumentuar mirë në mënyrë konsistente nga vende të ndryshme, ndërsa rëndësia e rrezikut është bazuar edhe në faktet se më shpesh janë të infektuar personat e rinj.

Gjithashtu edhe sëmundjet respiratore, posaçërisht astma, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe imunosupresia janë gjendje të cilat e shtojnë rrezikun për sëmundje të rënda dhe fatale, ndërsa Organizata botërore e Shëndetësisë vlerëson se në mbarë botën jetojnë mbi 230 milionë njerëz me astmë dhe mbi 220 milionë njerëz me diabet.

Disa studime në botë tregojnë edhe për rrezikun e lartë për hospitalizim dhe raste të vdekjeve në mesin e popullatës së margjinalizuar, e cila jeton në kushte jo të mira socio-ekonomike, ndërsa të cilët janë edhe deri pesë herë më shumë në krahasim me popullatën e përgjithshme, sepse është e kushtëzuar me standardin jo të mirë jetësor dhe gjendjen shëndetësore të atyre personave.

Ekspertët tregojnë se gripi sezonal është sëmundje ngjitëse respiratore e shkaktuar nga virusi human influenca (A dhe B) dhe paraqitet në epidemitë, ndërsa infektimi është më i madh menjëherë pas shfaqjes së simptomeve dhe më shpesh zgjat pesë ditë, tek fëmijët deri shtatë ditë.

Simptomet e gripit sezonal janë: temperatura e ngritur mbi 38 gradë, dhimbje të muskujve, kollitje, hundë të zëna apo që rrjedhin.

Gripi përhapet me shumë efikasitet nga njeriu në njeri me kontakt të drejtpëdrejtë me anë të pikave gjatë kollitjes dhe teshtimës nga personi i infektuar, ndërkaq bartet edhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë përmes duarve apo kur pikat e sekretit të hundës gjenden në gjëra të cilat i përdorim çdo ditë.

Përhapja e menjëhershme e gripit gjatë vjeshtës dhe dimrit paraqet epidemi sezonale të gripit dhe llogaritet se për shkak të infektimit të madh, 5 deri 15 për qind e popullatës botërore është e sëmurë nga gripi.

Për dallim nga gripi sezonaë, gjatë pandemisë, infektimi, numri i të sëmurëve dhe rasteve të vdekjes janë shumë më të mëdha.

Masat për mbrojtje nga gripi përfshijnë larje të rregullt të duarve me ujë dhe sapun, mbulim të gojës dhe hundës me faculetë në rast të kollitjes dhe teshtimës, faculeta e përdorur duhet menjëherë të hudhet në mbeturina, ndërsa nëse teshtini në pëllëmbë, menjëherë duhet larë duart, shamnje e përshëndetjeve, përqafimeve dhe puthjeve nëse kolliteni dhe teshtini, të qëndrohet në shtëpi kur personi është i sëmurë dhe konsultim i detyruar me mjekun e praktikës së përgjithshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail