Çmimi i mishit të kalit në Mongoli rritet për shkak thashethemeve se me konsumimin e tij mund të shërohet nga gripi i ri

Ulan Bator, 3 nëntor (MIA) - Çmimet e mishit të kalit në Mongoli u rritën pas përhapjes së virusit H1N1 në Azi dhe mungesës së vaksinës pasi në këtë shtet në mesin e popullatës u përhapën thashetheme se të ushqyerit me mish kali mund ta parandalojë sëmundjen, theksojnë mediat në Ulan Bator.

Dërgesa e vaksinave është caktuar për në dhjetor në vend se për në nëntor. Shtatë persona në Mongoli deri më tani kanë  vdekur, ndërsa rreth 360 janë infektuar gjatë dy javëve të kaluara pasi u paraqit virusi në këtë shtet.

Janë mbyllur një numër imadh i kopshteve, është vazhduar pushimi i nxënësve dhe janë anuluar manifestimet publike.

Virusi së pari u paraqit në Afganistan ku janë mbyllur shkollat për tre javë pas rastit të parë të vdekjes shkaktuar me përhapjen e virusit H1N1.

Në Korenë e Jugut nga pasojat e virusit deri më tani vdiqën 42 persona. Rreth 400 shkola në Kinë janë mbyllur për shkak përhapjes së virusit. Në kinë deri më tani vdiqën shtatë persona nga virusi, ndërsa 49.000 janë infektuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail