Qendra e Port-o-Prens pothuajse tërësisht është shkatërruar nga tërmeti

Port-o-Prens, 13 janar (MIA) -  Supozohet se mijëra njerëz janë viktima të tërmetit katastrofal që ndodhi mbrëmë në Haiti, kurse sipas raporteve të mediave amerikane, qendra e kryeqytetit Port-o-Prens pothuajse plotësisht është shkatërruar.

Në qytet nuk ka rrymë, kurse njerëzit janë jashtë shtëpive të tyre.

"Shtëpitë janë rrënuar dhe një numër i madh i njerëzve ndodhen në rrugë. Ka shumë të lënduar", deklaroi për BBC një banor i qytetit.

Dëshmitarë tjerë flasin për kaos, të vdekur në rrugë dhe për njerëz të cilët gropojnë pas rrënojat në tentim të shpëtojnë të mbijetuarit.

Komunikimet janë dëmtuar rëndë. Dëme të mëdha ka edhe në spitale, në disa hotele, në pallatin e presidentti dhe ndërtesën e misionit të KB-së përfaqësues të së cilës kanë konfirmuar se një numër i madh i presonelit supozohen sikur të zhdukuar. Misioni ka rreth 9.500 njerëz.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton në momentin e tërmetit ka qenë në Havai.

"Ende janë duke u grumbulluar të dhëna për tërmetin katastrofal dhe pasojat. SHBA-ja ka ofruar ndihmë për Haitin dhe për shtetet tjera në rajon", deklaroi Klinton.

Franca gjithashtu ka ofruar ndihmë, kurse Venezuela ka planifikuar të dërgojë një aeroplan ushtarak me ushqim, barëra dhe ujë të pijshëm.

Banka Inter amerikane e Zhvillim kumtoi se ka grumbulluar 200 milionë dollarë ndihmë për Haitin.

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej shtatë ballësh sipas Rihterit e ka godituar mbrëmë ishullin Haiti. Epiqendra sipas kumtesë së parë është regjistruar në det, por më vonë është precizuar se ajo ka qenë në tokë në dhjetë kilometra nga kryeqyteti i Haitit, Port-o-Prens.

Disa minuta pas dridhjes së parë, janë regjistruar edhe dy tërmete të tjera me intenzitet prej 5,9 dhe 5,7 ballësh sipas Rihterit, kumtoi Instituti Geofizik në SHBA. Në kryeqytetin e Haitit jetojnë rreth dy milionë banorë. Dridhja është ndjerë edhe nga banorët e pjesës lindore të Kubës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail