Një grua shpëton nga gërmadhat në Haiti pasi ka dërguar SMS deri te MPJ-ja kanadeze

Otavë, 14 janar (MIA) - Kanadezja, e cila ishte e ngujuar nën gërmadhat e një ndërtese në tërmeti katastrofal në Haiti, është shpëtuar pasi ka dërguar SMS mesazh nga celulari i saj deri te Ministria kanadeze e Punëve të Jashtme.

Edhe krahas rrjetit të prishur komunikativ në ishull, gruaja ka arritur të dërgojë mesazh deri në Otavë, në largësi prej rreth 3.000 kilometrash. Informata i është transmetuar diplomatëve kanadezë në Haiti, të cilët menjëherë kanë siguruar ndihmë. Nga pres-shërbimi i shefit të diplomacisë kanadeze Lorens Kanon njoftuan se gruaja ndodhet në vend të sigurt, duke mos dashur të zbulojnë më shumë hollësi.

Autoritetet ende janë në kërkim të dy nga 82 policët kanadezë, të cilët marrin pjesë në misionin e KB-së në vendin karaib. Njëri prej të zhdukurve është komisari i misionit policor Dag Kouts, zyra e të cilit ndodhej në ndërtesën e KB-së, e cila tërësisht është shkatërruar në tërmetin katastrofal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail