Në tërmetin në Haiti jetën e kanë humbur 45 deri 50 mijë persona, njoftoi Kryqi i Kuq

Port-o-Prens, 14 janar (MIA) - Numri i vitimave gjatë tërmetit të pardjeshëm në Haiti është midis 45 dhe 50 mijë, njoftoi sot një përfaqësues i degës lokale të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Port-o-Prens.

Sipas tij, nga tërmeti rreth tre milionë persona kanë marrë lëndime ose kanë mbetur pa shtëpitë e tyre.

"Askush nuk e din me saktësi dhe askush nuk mund ta konfirmojë numrin e saktë të viktimave", theksoi përfaqësuesi i Kryqit të Kuq.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton paraprakisht deklaroi se gjatë tërmetit  jetën e kanë humbur dhjetëra mijë njerëz, si dhe se dhjetëra mijë ndërtesa janë rënuar.

Ajo theksoi se SHBA-ja do të bashkëpunojë me autoritetet e Haitit që t'i ndihmojnë mijëra të pësuarëve. Klinton theksoi se Uashingtoni planifikon aftagjatë ta ndihmojnë këtë shtet karib.

Kryeministri i Haitit, Zhan-Mari Berliv dje deklaroi se bilanci përfundimtar i viktimave nga tërmeti mund ta tejkalojë numrin prej njëqind mijë.

Mijëra persona natën e kaluar, tashmë nata e dytë me radhë, e kaluan në rrugë, ndërsa ekipet e shpëtimit pa ndërprerje punojnë në nxjerrjen e të ngujuarve nga nën gërmadhat.

Haitin të martën në mbrëmje e goditi tërmet i fuqishëm me intensitet prej shtatë ballëve sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në rreth 10 kilometra nga kryeqyteti i Haitit, Port-o-Prens.

Disa minuta pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe dy tërmete tjera me intensitet prej 5,9 dhe 5,7 ballëve sipas Rihterit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail