Ban Ki-mun: Në tërmetin në Haiti jetën e kanë humbur 22 anëtarë të misionit

Nju-Jork, 14 janar (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun deklaroi sot se deri tani u konfirmua vdekja e 22 anëtarëve të misionit të Organizatës botërore në Haiti, të cilët kanë humbur jetën në tërmetin, që e goditi këtë shtet karib.

Ai shtoi se fati i edhe 150 anëtarëve të misionit është i pasigurtë, ndërsa mes tyre është edhe shefi i misionit paqesor të KB-së në Haiti, tuniziani Hedi Anabi.

Presidenti i Haitit, Rene Prevall deklaroi dje se Anabi e ka humbur jetën, megjithatë nga KB-ja theksuan se dyshojnë në këtë informatë, pasi zyrtarisht ende nuk u konfirmua.

Anabi ka qenë në ndërtesën pesëkatëshe, ku është vendosur selia e misionit paqesor, në momentin kur termeti me intensitet prej shtatë ballëve sipas shkallës së Rihterit e rrënoi.

Sipas informatave më të reja të zyres së Kryqit të Kuq, nga tërmeti jetën e kanë humbur mes 45 dhe 50 mijë persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail