Rreth 7.000 viktima nga tërmeti në Haiti të varrosur në një varreze masive

Port-o-Prens, 15 janar (MIA) - Rreth 7.000 viktima të tërmetit katastrofik që të martën e goditi Haitin janë varrosur në një varr masiv, kumtoi presidenti i vendit Rene Prevall.

"Tani më kemi varrosur 7.000 pesona në një varr masiv", tha Preval në aeroportin Port-o-Prens, ku e priti presidentin e Republikës Domenikane, Leon Fernandes - shefi i parë i huaj në shtet, i cili e vizitoi Haitin pas tërmetit prej shtatë ballëve sipas Rihterit që të martën e goditi shtetin karibian.

Fernandes theksoi se njëra prej gjërave më kryesore, të cilat i duhen Haitit është ndihma për varrosjen e të vdekurve.

Haitasit e tërbuar kanë vendosur bllokada rrugore me trupa të të vrarëve në Port-o-Prens, që të protestojnë kundër arritjes së ngadalshme të ndihmës humanitare, e cila akoma nuk ka arritur deri tek ata.

Fotoreporteri i revistës "Tajm" Shaul Shvarc deklaroi se ka parë në kryeqendër së paku dy bllokada të këtilla të rrugës me trupat e viktimave të tërmetit dhe ndërtesave të rrënuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail