Prokuroria në Shkodër filloi hetim rreth përmbytjeve

Tiranë, 15 janar (MIA) - Prokuroria nga qyteti verior shqiptar Shkodër, në kompetencën e së cilës bëjnë pjesë zonat e përmbytura, filloi hetimin për konfirmimin e përgjegjësisë së Korporatës elektroenergjetike shqiptare, KESH, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Tirana.

Prokuroria filloi me verifikimin e dokumentacionit, me të cilin disponon KESH, në lidhje me atë se sa është respektuar rregullorja për punën e elektranave, konkretisht kur janë hapur portat për lëshimin e ujit nga akumulimet e mbushura dhe në  cilin nivel ishin akumulimet në momentin e fillimit të lëshimit.

Përderisa konfirmohet se rregullorja në tërësi nuk është respektuar, prokuroria do të ngritë aktakuzë për konfirmimin e fajtorot(ëve) për përmbytjet e mëdha.

Ekzistojnë dyshime se KESH, në qëllimin që të prodhojë sa më shumë sasi të energjisë elektrike, nuk ka mbajtur llogari për kufirin maksimal të lejuar të akumulimeve në kaskadën e Drinit.

Për këtë së pari akuzoi Partia Socialiste opozitare, por edhe KESH-i edhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës e pëgënjeshtruan këtë.

Në seancën qeveritare të mbajtur në Shkodër, kryeministri Sali Berisha, si fajtor kryesor për përmbytjet e konsideron kohën, të reshurat e fuqishme dhe borën, e cila për shkak të temperaturave të larta për këtë periudhë të vitit është ngrohur përnjëherë. Menaxhimi i suksesshëm i elektranave, konsideron Berisha, ka penguar katastrofë më të madhe njerëzore.

Zonat e pësuara dje i vizituan presidenti Bamir Topi, euroambasadori në Shqipëri Helmut Lohan dhe ambsadori spanjoll Montobio.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë përmbytur 11.440 hektarë tokë, 2.649 shtëpi, ndërsa janë evakuar 5148 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail