SHBA-ja ndërmer kontrollin mbi Haitin pas tërmetit katastrofik

Uashington, 15 janar (MIA) - Presidenti Barak Obama dhe SHBA-ja e ndërmarin kontrollin mbi Haitin, pas tërmetit katastrofik që e goditi shtetin karib të martën. Në vendin e rrënuar ishin dërguar disa mijëra ushtarë dhe mijëra tonë ndihmë, që të konfirmohet ndojnë lloj rendi dhe të zvoglohen vuajtjet e njerëzve në shtet, e cila nuk ka qenë në gjendje të veprojë edhe në kohra më të mira.

Haiti është kriza e parë më e madhe humanitare gjatë mandatit të Obamës, i cili urdhëroi që të ndërmiret operacion shpëtues masiv historik edhe krahas tendosjes shtesë si ndaj ushtarëve, ashtu edhe ndaj buxhetit. Ai tashmë detyroi që të ndahen 100 milionë dollarë për Haitin, me ç'rast shuma më vonë me siguri do të rritet.

"Nuk do të pranoj kurrfarë falje për mosuksesin që të bëj gjithçka që është e mundur në këto kohëra të tragjedisë", deklaroi Obama gjatë fjalimit të tretë lidhur me tërmetin e Haitit për dy ditë.

Një pjesë e mediave perëndimore vlerësojnë se Obama dukshëm mirë e njeh çmimin politik, të cilën duhej ta paguante paraardhësi i tij Xhorxh Bush për shkak të reagimeve të ngadalshme të administratës pas rrënimit nga uragani Katrina.

"Valët e para të reagimit amerikan", siç u shpreh presidenti, përfshijnë dy ekipe shpëtuese, të cilat tashmmë janë në vendin, anije të rojes bregdetare, të cilët janë veçse më në portin e Haitit, komanda jugore e SHBA-së, që e ndërmori kontrollin mbi aeroportet, të shfrytëzuar si pika të fundit të urës ajrore për vendosjen e ndihmës materiale dhe shpëtimin e të pësuarëve dhe transporti i tyre deri te vendet për dhënien e ndihmës së shpejtë.

Vala e ardhshme do të vijë me rreth 5.500 ushtarë amerikanë dhe marinarë, të cilët për momentin janë në rrugë me anije drejt ishullit karib.

Rrugës për në Hait është edhe bartësi bërthamor i aeroplanave "Karl Vinson", i cili do të shfrytëzohet si sipërfaqe lundruese për veprimtarinë e helikopterëve, të cilët do të bartin njerëz, medikamente dhe prodhime më të nevojshme në territorin e Haitit.

Anija ka stacion personal për pastrimin e ujit, dhjetëra shtretër spitalor dhe tre salla të operacioneve. Mes ekuipazhit prej 3.200 personave ka mjek, stomatolog, kirurgë, psikologë dhe personel ndihmës mjekësor.

Shfrytëzimi i bartësit të aeroplanëve si aeroport alternativ do t'i lehtësjë punët për ripërtrirje të aeroportit në Port-o-Prens.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail