Është gjetur trupi i shefit të misionit të KB-së në Haiti

Nju-Jork, 17 janar (MIA) - Trupi i shefit të misionit të KB-së në Haiti, Hedi Anabi, i cili e humbi jetën të martën në tërmetin që e goditi kryeqytetin e këtij vendi, Port-o-Prens, është gjetur, kumtoi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.

Ban konfirmoi se në tërmetin jetën e kanë humbur edhe zëvendësi i Anabit, braziliani Luis Karlos da Kosta dhe shefi i policisë ndërkombëtare, kanadezi Dag Kouts.

"Anabi ishte banor i vërtetë i botës. Kombet e Bashkuara ishin jeta e tij...Ai ishte mbrojtës i madh i misionit dhe personelit të tij. Kosta ishte legjendë në operacionet paqesore të KB-së...Me dekada ka nxitur që personat më briliantë t'i bashkangjiten organizatës. Trashigimia e tij do të mbetet e gjallë për mijëra burra dhe gra, të cilët shërbejnë nën flamurin e kaltër të KB-së mbarë botën", thuhet në kumtesën e Ban Ki-munit.

Në momentin e tërmetit, Anabi ishte në mbledhje me bashkëpunëtorët më të afërt në hotelin "Kristofer", ku ishte selia e misionit të KB-së në Port-o-Prens.

Deri tani u konfirmua vdekja e 40 pjesëtarëve të KB-së në Haiti, ndërsa 330 llogariten të zhdukur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail