Kili publikoi tre ditë zi për viktimat nga tërmeti, numri i viktimave zyrtarisht është zvogluar nga 802 në 279 persona

Santiago, 5 mars (MIA) - Kili publikoi zi treditore, duke filluar nga e diela në kujtim të viktimave në tërmetin dhe valët e cunamit që e përfshinë vendin më 27 shkurt, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kilit Patrisio Rosende.

Presidentja e Kilit Mishell Beçelet vendosi që flamuri kombëtar të vendoset në pragun e secilës shtëpi në shenjë të solidaritetit me familjet e viktimave, shtoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Ai gjithashtu publikoi një listë prej 279 viktimave të identifikuara të katastrofës natyrore.

Numri paraprak i publikuar zyrtar i viktimave ishte 802 persona. Një burim qeveritar deklaroi se në të dhënat paraprake ishin përfshirë njerëzit, fati i të cilëve nuk dihej nga autoritetet lokale.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kili, në ftesë të Qeverisë së Kilit.

Ban do ta vizitojë qytetin Konsepsion, në jug të kryeqytetit Santiago, i cili ishte goditur më rëndë nga tërmeti me intensitet prej 8,8 ballë sipas shkallës së Rihterit më 27 shkurt.

Ai do të takohet me presidenten Baçelet dhe me presidentin e posazgjedhur Sebastijan Pinera, i fillon funskionin më 11 mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail