Presidenti izraelit Shimon Peres kishte përgatitur një takim sekret me palestinezët, pohon televizioni izraelit

Tel Aviv, 5 mars (MIA) - Presidenti izraelit Shimon Peres dhe presidenti palestinez Mahmud Abaz do të takohen në Romë më 22 prill në kuadër të konferencës, të organizuar nga qyteti i Romës.

Televizioni izraelit pohon se takimi ka qenë i përgatitur pa dijeninë dhe pajtimin e kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Këshilltarët e presidentit izraelit dhe atij palestinez deklaruan se Peresi dhe Abazi e kanë pranuar iniciativën e kryetarit të bashkisë së qytetit të Romës.

Nga zyrja e Netanjahut kumtuan se nuk dinë asgjë për takimin e përgatitur në Romë.

Marrëveshja paqësore në Osllo, e nënshkruar në vitin 1993, ishte përgatitur nga bashkëpunëtorët e Peresit pa dijeninë e ish kryeministrit Jicak Rabin. Si president i Izraelit, Shimon Peres zbatoi një sërë bisedimesh, të orientuara drejt krijimit të qeverisë së njësisë kombëtare me pjesëmarrje të përfaqësuesve të dy partive në vend - Likud dhe Kadima. Kjo iniciativë gjithashtu kaloi "pavërejtur" nga zyrja e kryeministrit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail