Tërmet i ri në Kili

Uashington, 5 mars (MIA) - Tërmet i fuqishëm, me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit, sot sërish e goditi rajonin e qytetit Konsepsion, në Kili, njoftoi Instituti gjeologjik amerikan.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 kilometra në veriperëndim të Konsepsionit, në thellësi prej 29 kilometra, transmetuan agjencitë botërore.

Në këtë rajon që herët në mëngjes janë regjistruar dridhje të tokës, me intensitet prej 6,3 ballë sipas Rihterit, që shkaktoi panikë midis qytetarëve, vetëm pesë ditë pas tërmetit shkatërrues në të cilin jetën e humbën më shumë se 800 persona.

Nga e shtuna, kur Kili u godit me tërmet me intensitet prej 8,8 ballë sipas Rihterit, në këtë vend janë regjistruar më shumë se 150 dridhje plotësuese të tokës.

Kili sot shpalli ditë zie treditore, duke filluar nga e diela, në përkujtim të viktimave në tërmetin dhe valët e cunamit ë e goditën vendin më 27 shkurt, numër i cili zyrtarisht është zvogëluar nga 802 në 279 persona, deklaroi zëvendësministri kilian i Punëve të Brendshme, Patrisio Rosende.

Presidentja Mishel Baçelet vendosi që flamuri kombëtar të vendoset në pragun e çdo shtëpie në shenjë solidariteti me familjet e viktimave, shtoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Ai gjithashtu publikoi listë prej 279 viktima të identifikuara të katastrofës natyrore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail