Përleshje midis policisë izraelite dhe një grup palestinezësh

Jerusalem, 5 mars (MIA) - Rreth 30 persona janë lënduar sot gjatë përleshjeve midis pjesëtarëve të policisë izraelite dhe një grup palestinezësh në afërsi të një prej tempujve më të mëdhenj myslimanë, xhamia Al Aksa në Jerusalem.

Burime mjekësore palsetineze njoftuan se gjatë përleshjeve janë lënduar të paktën 17 palestinezë, prej të cilëve një ndodhet në gjendje kritike, ndërsa zëdhënësja e policisë së Jerusalemit informoi se më shumë se dhjetë policë izraelitë kanë marrë lëndime më të lehta.

Policia izraelite njoftoi se policët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome me qëllim që ta largojë grupin e myslimanëve palestinezë, të cilët pas përfundimit të lutjes të së premtës kanë filluar të gjuajnë me gurë drejt grupit të besimtarëve hebraikë.

Dëshmitarët e ngjarjes deklaruan se besimtarët myslimanë palestinezë kanë mbajtur edhe flamuj të lëvizjes islamiste Hamas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail