Qeveria izraelite dha dritë të gjelbërt për ndërtim të mbi 100 banesave në lagjen hebraike në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 8 mars (MIA) - Qeveria izraelite dha dritë të gjelbërt për ndërtimin e 112 banesave në lagjen hebraike në Bregun Perëndimor Bejtar Ilit, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor Gilad Erdan.

Mediat izraelite theksojnë se vendimi është marrë edhe krahas moratoriumit në lagjet hebraike të territorit të okupuar palestinez.

Kumtesa është përpiluar gjatë vizitës në Izrael të deputetit të posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Afërt Xhorxh Miçel dhe të vizitës të sapofilluar të vendit të zëvendëpresidentit Xho Bajden.

Qëllim i Miçelit dhe Bajdenit është të veprojnë ripërtërirje të negociatave izraelito-palestineze, për të cilat një prej pengesave kryesore, njëherit, janë lagjet hebraike në Bregun Perëndimor.

"Në fund të vitit të kaluar, qeveria (izraelite) vendosi ta ngrijë ndërtimin, por ky vendimi parashikonte përjashtim në rast të problemeve në sferën e sigurimit për infrastrukturat, ndërtimi i të cilave ka filluar para kësaj ngrirjeje", shpjegoi Gilad Erdan.

Ministri izraelit i mbrojtjes së mjedisit jetësor, i cili është bashkëpunëtor i afërt i kryeministri Benjamin Netanjahu, bind se rasti me Bejtar Ilitin - lagja hebraike në afërsi të Betlehemit, është pikërisht rast i tillë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail