Bajden: Mundësi e duhur për paqe midis Palestinës dhe Izraelit

Jerusalem, 9 mars (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden në prag të takimit me presdentin izraelit Shimon Peres sot në Jerusalem, deklaroi se në këtë moment ekziston mundësi reale për vendosje të paqes midis palestinezëve dhe Izraelit.

Bajden shpreson se negociatat indirekte, në të cilat u pajtuan të dyja palët do të arrijnë që ta mënjanojnë "mosbesimin e krijuar" dhe do ta ripërtërijnë procesin paqësor, i cili tashmë më shumë se një vit ndodhet në një pikë të vdekur.

Megjithatë, vetëm disa orë para ardhjes së Bajdenit, Izraeli i zemërroi palestinezët me lejen për ndërtimin e 112 shtëpive të reja në Bregun e okupuar perëndimor, për çfarë funskionerët palestinezë e akuzuan Izraelin që po përpiqet t'i minojë negociatat.

Njëkohësisht analistët tregojnë se fakti që marrëveshja për negociata indirekte shpjegohet si sukses në përgjithësi tregon se situata në rajon është me të vërtetë e vështirë.

Gjatëmbëdhjetë vjet negociata direkte nuk sollën rezultate, përkujton BBC-ja.

"Mendosj se në këtë moment ekziston mundësia e duhur dhe se nëse të gjithë qëndrojnë dhe e shqyrtojnë situatën do të shohion se interesat e Izraelit dhe të popullit të Palestinës janë shumë më afër, se sa që kundërvihen", tha Bajden.

Gjatë negociatave indirekte parashikohen ekipet negocuese në mënyrë të veçantë të takohen me deputetin amerikan për Lindjen e Afërt Xhorxh Miçel, i cili do të udhëheqë "shatël diplomacinë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail