KB e dënoi vendimin e Izraelit për ndërtimin e shtëpive të reja në kuartin hebraik në Jerusalemin Lindor

Nju-Jork, 10 mars (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun e dënoi dje vendimin e publikuar të Izraelit për ndërtimin e 1.600 banesave të reja në kuartin hebraik në pjesën lindore palestineze të Jerusalemit, transmetuan agjencitë botërore.

"Ban përsëriti se lagjet hebraike (të okupuara në Bregun perëndimor) janë joligjore, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare", deklaroi zëdhënësi i tij, Martin Nesirki.

"Edhe më shumë se kaq, ai nënvizon se aktiviteti kolonist u kundërmon obligimeve të marra të Izraelit sipas Hartës së paqes dhe e shkatërron secilën lëvizje nga një proces të qëndrueshëm paqesor", shtoi ai.

Publikimi i vendimit izraelit u përputh me vizitën e Jerusalemit të zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden. Ai, gjithashtu, i ka dënuar këto plane si shkatërruese për besimin e domosdoshëm për momentin për ripëtëritjen e negociatave paqeruajtëse.

Jerusalemi lindor, në të cilën dominon popullata arabe, është anketuar nga Izraeli gjatë kohës së "luftës gjashtëditore" nga viti 1967 - akt i cili nuk është pranuar nga bashkësia ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail