Xho Bajden bëri thirrje që të mos prolongohen negociatat paqesore të Lindjes së Afërt

Tel Aviv, 11 mars (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xho Bajden bëri thirrje sot që të mos prolongohet ripërtëritja e negociatave paqësore izraelito-palestineze.

"Gjëja më kryesore është këto negociata të vazhdojnë, në mënyrë të paprolongueshme dhe me vullnet të mirë", tha Bajden në fjalimin e tij në universitetin në Tel-Aviv. "Nuk mund të prolongojmë, pasi që kur zhvillimi prolongohet, ekstremistët i keqpërdorin mospajtimet tona", shtoi ai.

Izraeli të martën gjatë vizitës së Bajdenit publikoi se planifikon të ndërtojë 1.600 objekte banesore në kuartin hebraik në pjesën lindore palsetineze të Jerusalemit.

Lajmi i errësoi përpjekjet amerikane për ripëtëritjen e procesit paqësor dhe e vendosi në pozitë jo të lakmueshme Bajdenin, i cili deklaroi se vendimi i rrënon përpjekjet paqesore.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe, Amër Musa mbrëmë deklaroi se presidenti palestinez, Mahmud Abas e ka bindur se nuk do të fillojë negociata indirekte me Izraelin.

"Presidenti palestinez vendosi se për momentin nuk ka për qëllim t'i fillojë këto negociata. Pala palestineze nuk është e përgatitur të negociojë me rrethanat e tanishme", deklaroi Musa në konferencën për shtyp pas takimit të jashtëzakonshëm të delegatëve nga vendet arabe në selinë e Ligës Arabe në Kajro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail