Dy tërmete të fuqishme sërish e goditën Kilin

Santiago, 11 mars (MIA) - Dy tërmete të fuqishme e goditën sot Kilin në periudhën prej disa minutave, pak para mbajtjes së ceremonisë së inagurimi të presidentit kilian, Sebastian Pinera.

Siç njoftoi Instituti amerikan për gjoefizikë, tronditja e parë ishte me intensitet prej 5,1 ballësh, ndërsa e dyta prej 7,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo dëme të shkaktuara materiale gjatë  tronditjeve, por  pas tërmetit është publikuar paralajmërim nga paraqitja e mundshme e cunameve.

Të dy tërmetet janë ndjerë në kryqendrën kiliane, Santiago si dhe në qytetin Valparaiso, ku mbahej inaugurimi i ceremonisë së Pinerës, në të cilin  merrnin pjesë edhe një numër i madh përfaqësuesish të lartë të huaj.

Siç njoftuan mediat lokale, presidenti  bolivian Evo Morales ka qenë shumë i shqetësuar pas tronditjeve, ndërsa kolegu i tij peruan Alan Garsia ka bërë shaka se kjo ka qenë mundësi që të vallëzojnë.

Kilin më 27 shkurt e goditi një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 8,8 ballësh sipas Rihterit, ku humbën jetën disa qindra persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail