Tërmetet e reja në Kili shkaktuan dëme të mëdha në qytetin Rankagua

Santiago, 11 mars (MIA) - Dy tërmetet e tjera të cilat e tronditën sot Kilin shkaktuan dëme të mëdha materiale në qytetin Rankagua, i cili ndodhet 100 kilometra në jug të Santiagos, kumtoi presidenti i ri kilean, Sebastian Pinera, i cili ishte inauguruar në vendin e shefit të shtetit.

Pinera theksoi se tani për tani nuk ka informata për viktima të mundshme në dridhjet e reja. Ai konfirmoi se gjatë ditës pret informatë të plotë për tërmetin e së martës, me intensitet prej 7,2 ballëve sipas Rihterit, i cili e goditi vendin disa minuta para ceremonisë inaugurative.

Siç kumtoi Instituti amerikan për gjeofizikë, goditja e parë ishte me intensitet prej 5,1 ndërsa i dyti prej 7,2 ballë sipas shkallës së Rihterit. Pas tërmetit të dytë është shpallur alarmi nga paraqitja e mundshme e cunamit, për ç'arsye Kongresi ishte evakuuar.

Kilin më 27 shkurt e goditi një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 8,8 ballë sipas Rihterit, me ç'rast jetën e humbën disa qindra njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail