Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kinë

Pekin, 14 prill (MIA) - Në tërmetin me intesitet prej 7,1 ballë sipas shkallës së Rihterit që në mëngjesin e ditës së sotme  e goditi provincën kineze Çinghaj e humbën jetën më shumë se 400 persona, ndërsa mbi 8.000 persona janë lënduar.

Pas tërmetit të fuqishëm janë regjistruar edhe katër lëkundje të njëpasnjëshme. Autoritetet kineze supozojnë se numri i viktimave do të jetë edhe më i madh. Në aksionin e shpëtimit janë përshirë ushtarët e Armatës popullotre çlirimtare të Kinës.

Qyteti qendror i qarkut ku është regjistruar epiqendra e tërmetit tërësisht është rrënuar. Supozohet se nën rrënojat të dy shkollave janë ngujuar një numër i madh i fëmijëve.

Epiqendra e tërmetit të parë është regjistruar 240 kilometra në veriperëndim të qytetit Çamdu të Tibetit dhe 380 kileomtra në juglindje të qytetit të xehetarisë Golmund në provincën Çinghaj, në thellësi prej 47 kilometrash.

Instituti sizmilogjik amerikan kumtoi se tërmeti ka qenë me një intestitet prej 6,9 ballë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail