Komanda ushtarake izraelite ka lejuar gabime serioze gjatë operacionit kundër karvanit humanitar për Gazën

Tel-Aviv, 12 korrik 2010 (MIA) - Komanda ushtarake izraelite ka lejuar gabime serioze gjatë organizimit dhe zbatimit të operacionit kundër karvanit të anijeve me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës më 31 maj, me ç'rast humbën jetën nëntë humanistë turq, thuhet në konkluzionin e raportit të komisionit ushtarak të angazhuar që ta shqyrtojë rastin.

Raporti përmban kritika të ashpra në adresë së Komandës së Marinës ushtarake dhe të njësiteve të tjera.

Ato akuzohen se nuk i kanë shfrytëzuar të gjitha resurset që të shmangin përdorim të fuqisë, si dhe se nuk kanë qenë të përgatitur plane në rast të ndërlikimit plotësues të situatës.

Komisioni ushtarak për hetim të rastit është formuar me urdhër të shefit të Shtatmadhorisë së Forcave ushtarake izralite Gabi Ashkenazi, ndërsa është kryesuar nga gjenerali Giora Ajlend.

Komisioni për ndriçimin e incidentit i themeluar nga Qeveria izraelite vazhdon me punën e vet. Këtë komision e drejton ish-gjykatësi Jakov Tirkel dhe inkuadron dy ekspertë ndërkombëtarë. Ajo ka qëllim kryesor që të japë vlerësim juridik të aktiviteteve izralite, gjatë sulmit mbi flotën me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail