Anija libiane e vazhdoi rrugën drejt Gazës, sipas fondacionit "Gadafi"

Tripoli, 14 korrik 2010 (MIA) - Anija libiane nën flamurin moldav "Amaltea", e cila bartë ndihma humanitare për Rripin e Gazës, e vazhdoi sot në mëngjes rrugën drejt territorit palestinez, pasi që ishte detyruar të ndalojë për shkak të defektit, kumtoi fondacioni "Gadafi", me të cilin udhëheqe Saif al-Islam Gadafi, djali i liderit libian, Muamer el-Gadafi.

Një përfaqësues i autoriteteve izraelite paraprakisht deklaroi se anija e kishte ndërruar kursin drejt Egjiptit, siç kërkonte Izraeli.

"Anija ngarkuese e vazhdoi rrugën për në Gazë, edhe pse vështirë. Anijet ushtarake izraelite po tentojnë t'ia pengojnë rrugën dhe ta largojnë më larg brigjeve të Gazës", tha drejtori ekyekutiv i fiondacionit, Jusef Sauan.

Sipas tij, "Amaltea" është tre orë larg enlavës palestineze. "Izraelitët na dhanë zgjedhje: të kthehemi apo të shkojmë në portin egjiptian El Arish. Në rastin e kundërt, ata kërcënojnë se do të përdorin foqrcën dhe ta shoqërojnë anijen drejt portit izraelit Ashdod", sqaroi Sauan.

Paraprakisht, fondacioni kumtoi se natën e kaluar, anije ushtarake izraelite e rrethuan anijen, që ishte demantuar nga ushtria izraelite.

"Amaltea" lundroi nga Greqia nën flamurin moldav me ekuipazh 12-anëtarësh dhe pesëbëdhjetë persona - libianë, një nigerian, një algjerian dhe një maroken.

Ndihma e re është nisur për popullatën e Gazës tashmë më shumë se një muaj pas sulmit izraelit ndaj karvanit prej gjashtë anijeve, me 10.000 tonë ndihmë humanitare për palestinezët, të cilat lundruan nga Turqia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail