Marina ushtarake izraelite e orientoi nga Egjipti anijen libiane me ndihmë humanitare

Tripoli, 14 korrik 2010 (MIA) - Anija libiane nën flamurin moldav "Amaltea", e cila bartë ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, e ndërroi sot kursin dhe u nis drejt limanit egjiptian El Arish, pasi marina ushtarake izraelite ia pengoi rrugën drejt territorit palestinez, kumtoi një përfaqësues i autoriteteve palestineze.

Egjipti konfirmoi se "Amaltea" ka kërkuar dhe ka marrë leje të ndalet në El Arish. Autoritetet limanore planifikojnë ta shkarkojnë dhe të bartin nga anija 2.000 tonë ushqim dhe barëra në Rripin e Gazës.

"Secili i cili dëshiron të sjell materiale, të cilat nuk paraqesin rrezik, mund ta shfrytëzojë El Arishin apo portin izraelit Ashdod", deklaroi zëvendëskryeministri Dan Meridor.

Fondacioni "Gadafi" paraprakisht kumtoi se gjatë natës së kaluar anijet ushtarake izraelite e kanë rrethuar anijen, gjë që u përgënjeshtrua nga ushtria izraelite.

Marina ushtarake izraelite dërgoi paralajmërim deri tek kapiteni kubanez  i anijes se do të jetë përgjegjës për ndodnjë incident eventual në det, nëse nuk e respekton urdhërin, njofton radioja izraelite.

"Amaltea" lundroi nga Greqia dhe lundron me flamurin moldav me ekuipazh 12 anëtarësh dhe pesëmbëdhjetë persona - libianë, një nigerian, algjerian dhe maroken.

Ndihma e re është nisur për popullatën e Gazës më shumë se një muaj pas sulmit izraelit ndaj karvanit prej gjashtë anijeve, me 10.000 tonë ndihmë humanitare për palestinezët, të cilat lundruan nga Turqia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail