Anija me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës arriti në portin egjiptian Al Arish

Kajro, 15 korrik 2010 (MIA) - Anija "Amaltej", e cila lundron nën flamurin moldav, e angazhuar nga Libia për dërgimin e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës, sot mori leje që të hyjë në portin egjiptian, Al Arish.

Anija ka arritur deri në Al Arish mbrëmë vonë, por natën e ka kaluar në afërsi të portit, sepse ka pritur leje për qëndrim nga porositësi libian, kumtuan mediat egjiptiane.

Përfaqësuesit e Ambasadës libiane në Kajro kanë arritur në portin Al Arish me qëllim që t'i koordinojnë ngarkesën dhe transportin me ndihmë humanitare deri në Rripin e Gazës.

Në anije ka 2.000 tonë ushqim dhe ilaçe, të cilat do të shkarkohen dhe do të transportohen nëpër tokë. Ilaçet do të transportohen deri në Rripin e Gazës nëpërmjet vendkalimit kufitar Rafah, kurse ushqimi nëpërmjet dy vendkalimeve në kufirin ndërmjet Egjiptit dhe Gazës.

Anija është huazuar nga fondacioni libian "Gadafi", e udhëhequr nga djali i Moamer Gadafit, Seif al Islam. Në të, përveç ekuipazhit gjenden edhe nëntë aktivistë propalestinezë, mes të cilëve gjashtë libianë dhe nga një algjerian, maroken dhe nigerian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail