KB: Kriza me përmbytjet në Pakistan është më e keqe se cunami në Azi në vitin 2004

Islamabad, 9 gusht 2010 (MIA) - Kriza, e shkaktuar nga përmbytjet në Pakistan, në të cilën kanë pësuar përafërsisht 13,8 milion njerëz, është më e keqe se cunami në vitin 2004 në Azi, deklaroi sot një përfaqësues i KB-së, i cituar nga agjencitë botërore.

"Deri në këtë moment 13,8 milion njerëz kanë pësuar nga përmbytjet në Pakistan", deklaroi Mauricio Xhuliano, zëdhënës i Byrosë për koordinim të aktiviteteve humanitare të KB-së.

Kjo fatkeqësi është më e keqe se cunami në vitin 2004, se tërmeti në Pakistan në vitin 2005 dhe nga tërmeti i paradokohshëm në Haiti, plotësoi Xhuliano.

Katastrofa është më vërejtëse për shkak se në tërmetin në Pakistan të vitit 2005 kanë pësuar mbi tre milion njerëz, në cunamin ishin goditur pesë milion njerëz, ndërsa në tërmetin në Haiti përsëri tre milion persona.

Sipas KB-së, përafërsisht për dy javë së paku 1,600 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Pakistan.

Vetëm në rajonin e Penxhabit rreth 500,000 persona kanë mbetur pa shtëpi.

Cunami në Azi në dhjetor të vitit 2004 ka marrë 220.000 viktima.

Rreth 12 milion persona ishin përfshirë nga përmbytjet në provincën Penxhab dhe Hajber-Pahtunva, provincë e mëparshme kufitare veriperendimore, bëri të ditur shrbimi pakistanez për menaxhim me katastrofat natyrore.

Rajone të tëra mbetën të prera nga bota për shkak të përmbytjeve më të mëdha në historinë e Pakistanit, nënvizoi KB-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail