Nesër fillon Ramazani

Mekë, 10 gusht 2010 (MIA) - Për myslimanët nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji i agjërimit, lutjeve, mëshirës dhe faljes. Besimtarët mysliman 30 ditë do të agjërojnë, do të përmbahen nga ushqimi, pijet, mendimet e këqinja dhe veprat nga mëngjesi (syfyri) deri në mbrëmje (iftar).

Ramazani është muaji i nëntë nga kalendari mysliman i cili llogaritet në bazë të Hënës e jo në bazë të Diellit. Kjo domethënë se çdo vit agjërimi fillon 10 apo 11 ditë më herët për vitin gjegjës.

Ekziston besimi se me fillimin e muajit Ramazan hapen dyert e xhenetit (parajsa), ndërsa dyert e xhehnemit (ferit) mbyllen, ndërsa shejtanët (djajt) lidhen.

Besohet se nata e 27-të e Ramazanit (Lejletul-kadër) është nata më e rëndësishme e vitit pasi që gjatë natës ka filluar shpallja e Kuranit. Prandaj Lejletul - kadër është nata e përcaktimit, nata e fatit dhe "më e madhe se një mijë muaj në të cilat nuk ka netë të tilla". Në këtë natë melekët (engjujt), me lejen e Zotit zbresin në Tokë dhe ua plotësojnë dëshirat njerëzve të vdekshëm,  ua falin gabimet me kusht të kenë kaluar në ibadet (besim dhe shpresim).

Besohet se gjatë agjërimit njeriu ka ndërmarrë disa karakteristika të Zotit dhe kur besimtarët fillojnë agjërimin e dinë se atë e bëjnë për shkak Zotit dhe prandaj i shpërblen në mënyrë të veçantë për këtë.

Ushqimi dhe pijet lejohen gjatë gjithë natës. Nga agjërimi lirohen fëmijët, gratë shtatëzëna, gratë që i ushqejnë me gjë fëmijët dhe personat e sëmurë.

Sipas Kuranit, Ramazani ka katër dimensione - shpirtëror, moral, solidar dhe shëndetësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail